Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në veri. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 13/28°C
Zona e ulët 13/32°C
Zona bregdetare 16/29°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari