Plagoset me armë zjarri një i mitur në Pukë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se është plagosur një fëmijë rreth 11 vjeç.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Dom Gjegjan, teksa fëmija po transportohet ne spitalin e Pukës.
A.N rreth 11 vjeç ka nje plage ne kembe. Policia po shkon drejt vendit te ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, edhe pse dyshohet se autor është një 17 vjeçar.
Pukë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.