Ditën e fundit të muajit maj, Vllaznia luan një ndeshje mjaft të rëndësishme. Është finalja e Kupës së Shqipërisë, ku përballë do të ketë Laçin e Kurbinit.
Është në lojë trofeu i dytë më i rëndësishëm i futbollit shqiptar. Për Vllazninë, këto 90 minuta kanë një rëndësi edhe më të madhe, sepse hapin derën drejt Europës së futbollit.
Në rrjete sociale prej ditësh diskutohet për këtë finale të finaleve për Vllazninë. Ndërkohë, presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi ka bërë një njoftim mjaft të rëndësishën në faqen zyrtare në Facebook të Vllaznisë.
NJOFTIM PËR SPORTDASHËSIT E VLLAZNISË
Presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia z.Alban Xhaferi, për t’i ardhur në ndihmë tifozëve shkodranë të cilët dëshirojnë të ndjekin finalen e Kupës së Republikës së Shqipërisë, Vllaznia – Laçi, të martën, ora 19.00, datë 31 Maj 2022, në stadiumin “Air Albania”- Tiranë, ka vendosur në dispozicion, autobuza falas.
Ju njoftojmë se nisja do të bëhet ditën e martë 31 Maj 2022, në orën 14.00, pranë sheshit të teatrit Migjeni, Shkodër🚎. Të gjithë personat e interesuar për të prenotuar vendin e tyre duhet të kontaktojnë pranë lokalit Kuqeblu i ndodhur pranë Teatrit Migjeni, me personin e kontaktit, gazetarin sportiv z.Edmond Dibra ose të telefonojnë në numrin +355692583087. #ForcaVllaznia❤💙
Një jetë dy ngjyra🔴🔵