Në Barometrin e përvitshëm që zhvilloj me një kampion përfaqësues përpjestimor nga të gjithë bashkitë e vendit, të anketuarit pyeten edhe se cili është besimi i tyre fetar e se sa shpesh marrin pjesë në shërbesat/ceremonitë fetare.
Duke i kryqëzuar këto pyetje me pyetjen se për cilën parti kanë votuar të anketuarit, mund të llogaris përkatësinë dhe intensitetin e besimit fetar të votuesve tësecilës nga tre partitë kryesore.
Në 3 tabelat e mëposhtme jepet vetëdeklarimi në Barometrin e fundit të përkatësisë fetare të votuesve të PS-së, PD-së dhe LSI-së, në përqindje dhe numër votuesish (ky i fundit i ekstrapoluar me afërsi nga kampioni përfaqësues i banorëve të rritur të vendit).
Këto tabela na tregojnë se PD-ja ka një epërsi të lehtë ndaj PS-së ndër të vetëdeklaruarit si myslimanë sunitë e bektashij, ndërkohë që PS-ja ka ndaj saj një epërsi prej 150 mijë votuesish në përgjithësi.
Për sa i përket intensitetit të besimit fetar, nuk ka diferenca statistikore mes votuesve të të treja partive – rreth 3/5 e tyre nuk marrin ose rrallë marrin pjesë në shërbesat/ceremonitë fetare.