Një ngjarje mjaft e rëndë është verifikuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Një shtetas rreth 57 vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së vet në lagjen “Guerrile”. Sipas informacioneve paraprake, ai është vetëvarur.
Ndërkohë, policia bën me dije se nuk ka shenja dhune në trupin e viktimës, teksa po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje mjaft të rëndë për Shkodrës.
NJOFTIMI I POLICISË
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 22:30, në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është gjetur i vetvarur, në oborrin e banesës së tij shtetasi D. M. rreth 57 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.