Zbardhen detaje të reja nga grabitja me dhunë e dy të moshuarve në Vermosh të Malësisë së Madhe, ku autorët lidhën çiftin e moshuar dhe i grabitën. Më posjtë, mund të ndiqni dëshminë e bashkëshortes së Tom Tinaj, 58-vjeçares Mri Tinaj.
Kjo e fundit tregon momentet e tmerrit të përjetuara pas mesnatës, teksa thekson se autorët kanë hyrë brenda me automatikë, duke lidhur e dhunuar më parë burrin, dhe pastaj edhe atë.
“Kane ardhur dy persona te maskuar dhe me automatike ne duar. Kane lidhur burrin te parin dhe une qendrova me shume por me pas me rrahen dhe me lidhen edhe mua.
Me thane ku i keni parate. Ne i thame qe nuk kemi, por ata na dhunuan dhe pastaj i treguam. Kane marre parate dhe me pas jane larguar duke na lene te lidhur. Une jam demtuar me shume ndaj edhe kam ardhur ne spital. Kemi qendruar per rreth nje ore e gjysem te lidhur dhe une kam ecur duke u zvarritur deri sa kam shkuar ne kuzhine.
Aty kam marre nje thike dhe jam liruar. Kam njoftuar komshinjte dhe me pas edhe policine. Policia duke ardhur rruges ka hasur me automjetin e aksidentuar qe na kane marre autoret nga oborri i shtepise. Ne kemi pasur goxha para sepse ka marre burri kursimet e pensionit, leket qe na kane sjell djemte plus edhe kemi punuar duke shitur prodhimet tona. Pasi kane marre parate dhe sendet e argjendta jane larguar”, shprehet gruaja e traumatizuar nga ngjarja.
NJOFTIMI I POLICISË
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 02.20, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, 2 persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit T. T., disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Më pas, këta shtetas kanë marrë automjetin tip “Volkswagen” që ka qënë i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit T. T. dhe janë larguar.
Grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.