Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në orët e mesditës. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në veri.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 18/29°C
Zona e ulët 18/35°C
Zona bregdetare 20/33°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari