Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Detin Adriatik.
Sipas EMSC, magnituda e tërmetit ishte 4 e shkallës Rihter.
Lëkundjet janë ndjerë në Shqipëri dhe në Malin e Zi. Një tjetër tërmet u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Raportohet se ky tërmet ishte me magnitudë 3.5 e shkallës rihter. Nga informacionet e marra, në këtë rajon nuk pati probleme.