Qëllimi i tyre për mbajtjen nën kontroll të çmimeve, për të mos pasur abuzime, në fakt, vetëm po rrit e çmimet, por me vendim Qeverie. Çmimet e shitjes së mallrave ushqimor dhe në veçanti i vajit të lulediellit dhe hidrokarbureve kanë pësuar një rritje të frikshme, me vendim të Bordit.
Oligarkët e karburanteve dhe ushqimeve po fitojnë më shumë, por edhe Qeveria fiton më shumë, pasi sa më të larta çmimet, aq më shumë rriten taksat dhe për rrjedhojë, rriten edhe të ardhurat e Qeverisë. Por këto të ardhura nuk po përdoren për mbështetjen e shtresave në nevojë.
Ashtu si edhe për pandeminë Covid-19 edhe për përballimin e krizës së çmimeve të larta , qeveria shqiptare ka dhënë mbështetjen më të ulët financiare për shtresat në nevojë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në krahasim me vendet e tjera të Rajonit.
Gjatë periudhës janar-prill 2022 të ardhurat në buxhetin e shtetit ishin rreth 300 milionë euro më të larta se e njëjta periudhe e vitit të kaluar dhe rreth 100 milionë euro më shumë se plani i periudhë.
Qeveritë kudo në botë edhe në vendet më të zhvilluara të Europës, janë duke aplikuar një format rishpërndarje te të ardhurave publike që targeton më të varfrit.
Por qeveria shqiptare vazhdon të financojë PPP-të dhe tenderat e tuneleve dhe rrugëve, që i shërbejnë vetëm klientëve të saj. /Publikuar në Facebook nga Emilia KOLIQI, deputet e PD Shkodër/