Me 64 vota kundër, 17 pro dhe 1 abstenim Kuvendi ka rrëzuar kandidaturën e Simon Mirakës për anëtar të Autoritetit të Dosjeve.
Socialistët e paralajmëruam qëndrimin e tyre duke ngritur kartonin e kuq në komisionin e ligjeve me pretendimin se emri i tij është propozuar nga ish kryeministri Sali Berisha.
Ndërkohë, po sot parlamenti votoi Gentiana Sulën për një mandat tjetër në drejtim të Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish sigurimit të Shtetit.