Gjykata ka liruar nga qelia dy ish-vartësit e ish-kreut të RTSH-së, Thoma Gëllçit. Raportohet se bëhet fjalë për Ervin Murja e Julian Tapia dhe mesohet se ata u liruan pasi u përfundoi dënimi me afatet e paraburgimit.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Çela, pas kërkesës së dy ish-anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave për shuarje të masës së sigurisë.
Ata u arrestuan per shkelje te barazisë ne tendera ne lidhje me një tender me vlerë 87 milionë lekë për ndërtimin e RTSH Agro.
Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radion Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.
Për këtë akuzë, më 2 qershor, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli fajtor Thoma Gëllçin dhe e denoi ate me 1 vite e 4 muaj burg. Gjithashtu GJKKO vendosi që për 5 vite t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike. Gëllçi është gjykuar me masën arrest me burg.