Vllaznia që pas fitimit të kupës duket sikur ka rënë në qetësi. Kuqeblutë pritet të nisin stërvitjen vetëm pas disa ditëve e ndërkohë në skuadër nuk ka asnjë lëvizje, më mirë të themi një kaos i vërtetë.
Ndërkohë që të gjitha skuadrat kanë nisur të mendojnë për markaton duke bërë edhe lëvizjet e tyre me emra cilësore, Vllaznia ka ngelur vendnumëro, përveç disa emrave të përfolur, deri me tani nuk ka asgjë konkrete, ndërkohë që po afron Conference League dhe shumë shpejt edhe kampionati.
Po të mos mjaftonte vetëm kjo, tani një shqetësim shumë i madh për skuadrën është edhe përfundimi i kontratave të disa lojtarëve titullarë, që po hezitojnë të nënshkruajnë kontratë të reja.
Kjo për shkak se janë në pritje të ofertave të tjera dhe në këto rrethana, për momentin hezitojnë t’i kthejnë përgjigje pozitive drejtuesve të Vllaznisë.
Ndërkohë çfarë po bën klubi Vllaznia deri në këto momente? Të paktën nga sa duket, deri tani asgjë, megjithatë duhen pritur ditët në vijim për të mësuar më shumë. /Nga Marinela MATIJA/