Një automjet ka shpërthyer në ecje e sipër si pasojë e vendosjes së lëndëve eksplozive në rrugën Sauk-Teg në Tiranë.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili është shtetasi Aaleksandër Sadikaj, 27 vjeç, nga Berati që më pas ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Policia raportoi fillimisht se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë edhe ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.