Po i ecte mire trafiku, e moren vesh qe kishte bere para. I ke të pista, i thane. Nese do t’i pastrosh, duhet të paguash fushaten elektorale dhe pastaj behesh biznesmen me letra…
Mira tha mavriu, pagoi fushaten, bleu mandatin e kryetarit. Sapo nisi te pastronte parate dhe te behej biznesmen me letra, e thirren prape dhe i kujtuan problemin e vjeter.
Po mire tha Kajmaku, ju e dinit “xanxen” e vjeter edhe kur me thirret për kryetar, pse nuk ma thate qe në ate kohe?! Po me late te harxhoja nje dynja para per fushaten?!
Kur e pane se Kajmaku nisi ta besoje vertete, qe e kishte votuar populli, i thane: Kajmak do te ikesh me te mire apo të fusim ne burg?!
Pa ç’pa Kajmak mavriu, i pagoi ca para për avokatet, ca miliona të tjera për prokuroret dhe gjyqtaret. E la biznesllekun me letra dhe ju kthye zanatit të vjeter, punen qe di te bej me mire, narkotrafikun.
Tani qe e kapen me 20 kg kokaine, në zanatin e vet, i kujtojne se:”ja u kap ky narkotrafikanti qe donte te behej biznesmen me letra”… Prandaj mesazhi për gjithe “Kajmaket” e tjere qe merren me “tregeti fidanesh” në Bashkimin Europian eshte:
“Qendrojini larg politikes, sepse kjo rrace politikanesh qe kemi ne, po e mori vesh se keni bere pasuri, u merr jo vetem parate, fidanet dhe vazot e tyre, por u merr edhe bajgat e bagetive qe kane brenda vazot e luleve….
Në foto: Kajmaku me “kryekajmakun” e qeverise ne zgjedhjet lokale 2019, kur Kajmaku ishte “burre i ndershem” dhe parate e “tregetise se fidaneve” nuk ishte aq shume të pista për te paguar fushaten elektorale… /Publikuar në Facebook nga Artan HOXHA, gazetar/