Sot është festuar 31-vjetori i themelimit të Partisë Socialiste, një festë private larg vëmendjes mediatike. Por, disa detaje nuk mund të kalonin pa u vënë re.
Në fotot e siguruara nga LSA, shihet se e gjithë vëmendja e të ftuarve është përqendruar tek kryeministri Edi Rama dhe Gramoz Ruçi, i cilit tashmë është larguar nga politika aktive.
Ndërkohë, në disa foto shihen përfaqësuesit politikë të Shkodrës nga PS- ja, duke nisur me ministren Bilali, deputetin Beci, prefekten Angoni dhe kreun e Qarkut Lakti dhe kryebashkiakun e Malësisë së Madhe Tonin Marinaj.
Të veshur të dy me kostum të njëjtë, ata janë parë gjatë gjithë kohës duke biseduar, qeshur, por edhe përqafuar. Mesa duket edhe këtu, në këtë festa kryeministri i ka marrë disa këshilla nga “i vjetri” i socialistëve.
Ngjitur me Ramën dhe Gramoz Ruçin është edhe Pandeli Majko, por ai është duke konsumuar një gotë dhe një bisedë miqësore me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Kujtojmë që të pranishëm në këtë festë ishin përvec personave që kanë dhënë kontribut në PS edhe tre figura opozitarë, Erisa Xhixho dhe Endrit Braimllari nga LSI, ndërsa Agron Duka nga Partia Agrare Ambientaliste.