(Në foto: Erion Hasanbelliu- majtas dhe Kasandro Noga- djathtas) Një shqiptar është qëlluar me 6 plumba në qendër të Brukselit, në Belgjike dhe bëhet fjalë për Erion Hasanbelliun, ose ndryshe i njohur me emrin Mikel Rakipllarin. Sipas mediave belge raportohet se 43-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën dhe ndodhet i shtruar në spital.
Report Tv raportoi një natë më parë se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Belgjikë dhe autori ishte Kasandro Noka, por nuk është ende e qartë nëse bëhet fjalë për personin që ka qëlluar në drejtim të Erion Hasanbelliut. Sipas mediave belge prokuroria ka nisur hetimet për tentativë vrasje, ndërsa thonë se autori dyshohet se është shqiptar, i cili është tashmë është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Dyshohet se plagosja ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliu dhe Kasandër Nokës. Gjithçka nisi në vitin 2000, Kasandër Noga hyri me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin te shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend.
Më pas hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në 2002.