Shënoi 8 gola sezonin e kaluar por nuk arriti të bindë me paraqitjet e tij. Zinedin Mustedanagic nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kuqeblu përmes një publikimi në faqen zyrtare në Facebook. Në kuadër të Kupave të Europës por edhe sezonit të ri, Vllaznia po balancon financat duke larguar ata që nuk i konsideron te vlefshëm. Në njoftimin e KF Vllaznia thuhet:
KF Vllaznia bën të ditur për të gjithë opinionin sportiv se ka mbyllur bashkëpunim me futbollistin Zinedin Mustedanagic.
KF Vllaznia e falenderon për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!
Thank you Zinedin!