Një plagosje me armë zjarri është regjistruar vetëm pak minuta më parë në plazhin e Velipojës. Burime pranë policisë bëjnë me dije se një person është qëlluar me arme zjarri ne Plazhin e Velipojës.
Sipas të dhënave te para i plagosuri ka një marre një plagë në pjesën e barkut dhe është transportuar ne spitalin e Shkodrës. Policia ka mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë në plazhin e Velipojës.
Sipas policisë, identiteti i të plagosurit është me inicialet Pjerin Brushtulli, rreth 48 vjeç, nga Berdica. Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder, me vendimin nr.55, date 16.03.2004, ka vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Pjerin Gjin Brushtulli per vepren penale te vrasjes me paramendim, parashikuar nga neni 78/1 e denimin e tij me 15 vjet burgim për vrasjen e Kolec Hila (Nushi). Vendimi ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë në vitin 2009.
Velipojë/ Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi Pjerin Brushtulli, 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.