Fermerët e Bashkisë së Vau- Dejësit, janë hedhur sot në protestë. Ata janë tubuar në rrugën nacionale që kalon nga Bashkia e tyre, për të terhequr vëmendje sa më të madhe mediatike dhe në opinion.
Ata pretendojne se jane shpallur fitues per subvencionin e naftes por me pas nuk kane arritur qe ta perfitojne. Fermeret akuzojne qeverine shqiptare, Bashkine Vau Dejes dhe drejtorine rajonale te bujqesise ne Shkoder se ndarja e naftes eshte bere mbi ngjyrime politike duke perjashtuar fermeret e djathte.
Ne mbeshtetje te protestes ishte edhe deputeti i PD i Qarkut Shkoder Zef Hila i cili i beri thirrje Ministres se Bujqesise Frida Krifca qe te marre masat e duhura per te ngritur nje komision te perbashket me fermeret dhe per te evidentuar te gjitha abuzimet e bera me subvencionin e naftes.
Fermeret bllokuan rrugen kryesore Shkoder-Tirane per disa minuta.