Afera e trafikut të ilaçeve në të cilën rezulton të jetë i përfshirë djali i Ministrit të Brendshëm është në fakt treguesi i vërtetë i “Shëndetësisë Falas” të Edi Ramës. Djali në fjalë më rezulton thjeshtë e vetëm si njëe korrier i prokurimit të medikameteve të veçanta për familjarët e tij dhe për ndonjë të afërm si pasojë e mungesës së medikamenteve cilësore në tregun shqiptar.
Të hetuar në “supër” operacionin italian janë edhe pacientë shqiptarë që vuajnë nga kancere të ndryshëm për të cilët Shqipëria nuk u ofron asgjë. Në këmbim në Itali duke siguruar një kartë shëndetësore “nën dorë” ata mund të sigurojnë mjekime falas nga shteti italian që për xhepin e tyre janë të papërballueshme.
Janë me mijëra shqiptarë që gjejnë “xhepa” të tillë në sistemin super social të shëndetësisë në Itali ndërsa në Shqiperi nuk ofrohet asgjë përveç se agonisë pa shërim. Drejtësia italiane është në të drejtën e vet që të luftojë abuzimet në sistemin e saj, por e vërteta e parë me sytë e Shqipërisë, është drama që vuan pacienti shqiptar me shëndetësinë e Edit dhe Ogit.
Shqipëria nuk i ofron asgjë as djalit të Ministrit të Brendshëm, kjo është e gjithë e vërteta e hidhur e “trafikut” të ilaçeve. Ky status nuk ka për qëllim të justifikojë askënd, e aq më pak djemtë e martesave të para të Rilindasve. Statusi tregon greminën ku ka rënë shteti i këtyre që “dinë të bëjnë shtet”!
P.S…Prandaj nuk është çudi që me këto ritme, djali i Edi Ramës të kapet pas disa kohësh duke kontrabanduar naftë me bidona nga Mali i Zi, siç kanë shkur punët në Rilindje! /Nga Bledian KOKA, gazetar/