Desha të bëj një sqarim për opinionin. Sapo dëgjova intervistën e z. Bardhi përballë gazetarit z. Balla. Ndoshta të qenit deputet të jep të drejtën të flasësh atë që mendon e jo ti referohesh fakteve.
Z. Bardhi tha: “Nuk m’ i ka kërkuar mua firmat Simon Mirakaj.”. Z. Bardhi unë kam marrë kontakt me ish- kryetarin z. Basha i cili më thotë se: “Për këtë problem kam angazhuar z. Alibej”. Kontaktet i kam marrë me z. Alibej dhe pse duhen të merrja kontakt me ju?
Sapo doli fitues z.Marku unë e urova, sipas mendimit tim Gjergj Marku e meriton. Ju thatë se ai ka lindur në internim! Ju them se nuk është kënaqësi të thuash kam vuajtur aq apo kaq.
Unë di se z. Marku nuk ka bërë as një ditë internim apo burg (them shyqyr). Nuk kam pyetur e nuk më ka interesuar të bëj të tilla pyetje apo krahasime, më ka interesuar emëruesi i përbashkët, antikomunizmi.
Z. Bardhi që të jeni i besuar për ato që thoni duhet ti referoheni fakteve e jo dëshirave që ju keni, sepse ju e dini që “Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”. Thonë që deputetin nuk e kap ligji, po ligji i ndërgjegjes a e kap?! /Publikuar në Facebook nga Simon MIRAKAJ/