Lorik Boshnjaku eshte perforcimi i pare i Vllaznise ne merkaton e veres. Ai ka ardhur per te zevendesuar Ardit Krymin dhe eshte perzgjedhur nga vete trajneri Josa sepse e njeh ngaqe ka punuar me pare me te.
Vete Boshnjaku ne nje prononcim per faqen zyrtare te klubit, eshte shprehur i lumtur per kete zgjedhje qe ka bere. Sipas tij nuk ka qene e lehte te linte Prishtinen pas 7 vitesh, por ne Shkoder ka gjetur nje ambjent shume te mire qe e ka ndihmuar te adaptohet shpejt.
Mesfushori i kuqebluve vlereson mikepritjen e shkodraneve, thote se bashke me Josen do te mundohen te arrijne ate qe se arriten tek Prishtina. Njekohesisht Boshnjaku ka folur edhe per ndeshjen e Kupave te Europes duke premtuar se Vllaznia do te synoje deri ne fund kualifikimim.
Loriku vjen nga Prishtina me te cilen ka fituar disa trofe dhe sigurisht qe ashtu si gjithe shkodranet deshiron te fitoje trofe edhe me Vllaznine. Per me teper titullin kampion dhe kete gje ua premton tifozeve kuqeblu.