Partia Demokratike e Shkodrës voton nesër, ditën shtunë 25 qershor 2022, për zgjedhjen e Kryesisë së re të degës. Votimi do të nisë në orën 08.00 për të përfunduar në orën 18.00 në mjediset e Bar “Centro”, aty ku ishte edhe shtabi elektoral i kandidatit për kryetar Bashkie Shkodër Bardh Spahia me 6 mars 2022.
Në listën e siguruar, konstatohet se janë 52 kandidatë për kupolën e lartë politike të PD Shkodër, e cila do të votohet nga rreth 560 persona, Sipas statutit të ri të PD- së, kanë të drejtë vote kryetarë dhe sekretarë të seksioneve/ grupseksioneve dhe 5% nga LDG dhe FRPD.
Në mbyllje të votimit, do të bëhet edhe numërimi i votave për secilin kandidat, duke mësuar edhe Kryesinë e re që bashkë me kryetarin Gjenarin Kapcari, do të drejtojnë PD Shkodër.
Si në zgjedhjet e strukturave të tjera qendrore, do të respektohet kuota 30% e antarëve gra në Kryesi, ose e përkthyer në shifra në mes 7- 8 antarëve në numrin e përgjithshëm.