Reforma territoriale është diskutuar sot në Shkodër nga deputetë të PD- së dhe demokratë Shkodranë. Në një publikm në Facebook Xhevdet Amuli shkruan:
“Gjatë ditës së sotme u zhvillua një takim në formën e bashkëbisedimit, ku morën pjesë ekspertë të fushave të ndryshme nga Qarku Shkodër si dhe ish-drejtues të komunave.
Të ftuar të këtij takimi ishin Enkelejd Alibeaj , kryetar i Partisë Demokratike, Roland Bejko Specialist për Pushtetin Lokal, Dhurata Çupi Kryetare e Komisionit për Reformën Territoriale dhe Andia Ulliri Anëtare e Komisionit për Reformën Territoriale.
Në fokus të këtij takimi ishin diskutimet teknike për ndarjen territoriale , por nuk munguan edhe problematikat e ndryshme,që të gjithë ne po hasim këto kohë.”.
Nga fotot shpëndara nga vetë Amuli, në sallë nuk shquhet asnjë nga deputetët e Qarkut të Shkodrës, përfaqësues të Partisë Demokratike. Nuk është e qartë nëse janë ftuar apo jo të zgjedhurit e demokratëve shkodranë, por mungesa e tyre nuk mund të kalojë pa u vënë re në një takim të rëndësishëm si ky.