Moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare në juglindje të pasuara nga stuhi lokale në orët më të nxehta. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 – 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 18/33°C
Zona e ulët 18/37°C
Zona bregdetare 22/36°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari