Një përleshje masive ka ndodhur në Lugano mbrëmjen e së premtes mes shqiptarëve dhe italianëve. Më shumë se 10 persona u përfshinë në një sherr, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta, thika, duke shkaktuar plagosjen e shtatë personave. Sipas mediave vendase, gjatë përleshjes të përgjakshme në një lokal të Luganos, një burrë iu sul me thikë disa personave.
“Ngjarja e rëndë ka ndodhur mes të premtes dhe të shtunës, ndërsa agresori ka ikur në drejtim të paditur”, shkruan media zvicerane “sda.ch”.
Ende nuk bëhen të ditura motivet e kësaj ngjarje të rëndë, që fatmirësisht nuk pati viktima. mes të plagosurve janë tre shqiptarë, tre italianë mes moshave 23 deri 27 vjeç, dhe një 22-vjeçar zviceran.
Njëri është dërguar me ambulancë në spital, ndërsa tjerët kishin plagosje në dorë dhe këmbë. Sipas policisë së Tesinit, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /balkanweb/