Një person ka marrë dëmtime të rënda në pyllin e Malit të Shoshit, në Dukagjin. Shtetasi është dëmtuar në mënyrë aksidentale nga një motorrsegë, ndërsa dyshohet se ka qenë duke prerë dru në pyllin e Malit të Shoshit.
Siç raportohet paraprakisht, i plagosur ka mbetur një shtetas, i cili ka qenë me motorsharrë në dorë, kur i ka rënë shkëmbi në trup dhe për pasojë ka prerë gishtat.
Për shkak të dëmtimeve të rënda, pritet që të bëhet transportimi i tij me një helikopter drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të thyer malore, ndaj transportimi i personit të plagosur mbetet i vështirë përmes tokës.