Tragjik ka rezultuar fati i një 48-vjeçari në Shkodër, ku teksa printe dru, është plagosur rëndë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15, në fshatin Shosh të Shkodrës. Raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Fatmir Çela.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, jemi njoftuar se në malin e fshatit Shosh, Shkodër, shtetasin F. Ç. 48 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, duke prerë dru e ka goditur një trung peme dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.