Vitin e kaluar në Shkodër i dhanë jetë binjakëzimit, sivjet Shoqata Kulturore “Rrok Jakaj” dhe UCIMR nga Rumania, kontretizojnë bashkëpunimin e tyre.
“Ana dhe Rozafa, legjenda universale në nota muzikore”, është eventi që bashkon grupet muzikore në një shfaqje të përbashkët.
Eventi i mirënjohur “The cave jazz festival”, ka si lajtmotiv kalanë Ana në Rumani dhe Rozafën në Shkodrën e Shqipërisë, legjenda që kanë një ngjashmëri të madhe.
Grupi i artistëve të Shoqatës Kulturore “Rrok Jakaj”, i përbërë nga artistë ndërkombëtarë, udhëhiqet nga Bardh Jakova, nipi i të mirënjohur Prenkë Jakova.
“The cave jazz festival” është ndër më të rëndësishmit që po zhvillohet këto ditë në Rumani dhe sonte, pas disa koncerteve të tjera, luan pikërisht grupi “I Njëjti Det Trio”, i drejtuar nga fizarmonicisti Bardh Jakova.