Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve, janë ndaluar 4 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në mënyrë të parregullt, të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Jane pezulluar 12 leje drejtimi, nga këto 5 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 5 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit, dhe 2 për shkelje të tjera. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës që lamë pas, janë vendosur 801 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 176 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 166 masë administrative për tejkalim te normave te shpejtesese ;
• 30 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 33 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
• 41 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
• 62 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 293 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.
Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.