Dhunohet kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi. Lajmi është bërë i ditur nga burime për BalkanWeb.
BW mëson se kryebashkiaku socialist ka denoncuar 2 ditë më parë në polici se është goditur me grusht në fytyrë dhe është fyer nga 33-vjeçari me iniciale D.S.
Po ashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Divjakës. Ndërkohë, policia nisi hetimet për rastin në fjalë.
Materialet i janë referuar për vlerësim prokurorisë Lushnje. Deri më tani nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur ngjarja në fjalë.