Shkruan në Facebook Ilir Meta, President i Shqipërisë: Një tjetër rekord i papranueshëm! Shqipëria rezulton vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë, duke lënë pas, sipas EUROSTAT, vetëm Rusinë.
Asnjë surprizë!
Mungesa e llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe qendror, abuzimet me fondet publike nëpërmjet inceneratorëve, koncensioneve dhe PPP-ve, si dhe një drejtësi nën kontrollin e pushtetit, natyrshëm që do të sillte këto rezultate.
Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun.
Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!
LEXONI EDHE: EUROSTAT – Shqiptarët dhe Rusët me përkeqësimin më të lartë të indeksit të korrupsionit më 2021…