Nacionalist as patriot nuk bahesh duke mbrojtë “rrugaçërinë” e turizmit të paprecedent që duan të na ofrojnë ata pseudopronarë përgjatë rivierës shqiptare që mbeshteten nga autoritetet ligjvënëse dhe lokale për të na ofru këtë turizëm të braktisun për pasojë sot.
Për vite të tana turistët shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia erdhën autokolona nga mbarë bota, edhe pse kalonin përgjatë bregdetit Dalmat e nuk tundoheshin, edhe kur vinin nga Rruga e Kombit mes trafiqeve të tmerrshme sfilitëse nuk lodheshin, vetëm për të bërë pushime në Shqipninë e tyne të zemrës.
Po ne si i pritëm? I pritëm me përçmim anipse lekët ia merrnim duke i ushtru standard të dyfishtë me ta, mashtru, ofendu e duke ia rritë çmimin dy apo tre fish në sy, paturpësisht , ndryshe nga pushuesi shqiptar.
Ne heshtëm para këtij fenomeni të turpshëm. Nuk reaguam, po qeshëm…
Tani meqë qeshëm, na erdh radha ne të jemi viktima. Këta “rrugeçër privatë” që nuk i pengon askush, komodë në sjelljen e tyne me përvojë abuzimin, morën guxim të sillen prej dy viteve dhe me ne vendasit në po atë mënyrë.
Fitesa me rrugaçëri ka pasoja. Pasojave nuk i gëzohemi por na lejoni të reagojmë të paktën si qytetarë duke bojkotu këtë rrugaçëri pronarësh që kanë zaptuar detin në mënyrën me arbitrare dhe më të paprecedent në botë që nga ” shezlone të dhunshme në çmime” .
Me jetesën dhe djersën e secilit prej nesh nuk duhet të tallet askush, as në emër të patriotizmit. Të fillojnë këta rrugeçër pronarësh uzorpues së pari të sillen “patriotë” dhe të përulur ndaj turistit të huaj apo vendas. Ky është hapi i parë dhe i vetëm. /Nga Denata RROJI, publikuar në Facebook/