“SHIFE”, Shkodra International Food Event e shndërroi sheshin përpara bashkisë së qytetit në një panair të madh ku u shpalosen vlerat më të mira turistike dhe të veçantat e territorit, që nga prodhimet bujqësore, tek gatimet tradicionale etj.
Kryebashkiaku Bardh Spahia sëbashku me shefin e njohur të kuzhinës Carlo Zarri dhe kritikun Edoardo Raspelli duke u ndalur në secilën prej tendeva, shijuan prodhimet dhe pijet e ekspozuara, ku secila prej tyre mban shijen e vet unike. Spahia tha se përmes këtij promovimi synohet stimulimi i ekonomisë.
Duke mos e fshehur surprizimin e asaj cfarë panë dhe gjeten në këtë territor, shefi Carlo Zarri dhe kritiku Raspelli, flasin me nota optimiste për të ardhmen e turizmit në këtë bashki.
CARLO ZARRI SHEF KUZHINE NË ITALI: Jemi shumë të impresionuar. Isha një muaj përpara këtu për të nisur organizimin e SHIFE, kuzhina më ka pëlqyer shumë. Organizimi ishte përfekt dhe jam i gëzuar që kam njohur kuzhinier të ri e të zotet, që duan të rrisin kuzhinën dhe produktet e territorit. Ky është një fat i madh për Shkodrën dhe Shqipërinë. Me kryebashkiakun e kemi diskutuar cfarë duhet të bëjnë vitin tjetër. Duhet të vleresoni cfarë ofron territori e ta coni përpara.
EDOARDO RASPELLI KRITIK DHE SHKRIMTAR GASTRONOMIE: Turizmi është një kompani që jep të ardhura duke mbajtur territorin dhe njerezit përreth tij. Pastaj këtu kam konsumuar gjëra tradicionale të lokaleve, që më kanë bërë shumë përshtypje. Psh ju këtu nuk prodhoni oriz, por kemi marrë orizin nga Italia që duke e përshtatur me njalat e liqenit, na keni dhënë një pjatë ta papërshkrueshme për nga shija. Për të mos thënë pastaj që duke përdorur qumështin lokal këtu, që prodhoni djathra italian, mozzarela, burrata etj”.
Shkodra përmes këtij festivali mori të tjera ngjyra festive, ku për 2 ditë me radhë u kthye në një atraksion turistik të vizitorëve të shumtë nga rajoni por edhe qytete të ndryshme të Shqipërisë. Më herët kryebashkiaku Spahia sëbashku me miqtë nga Italia vizitoi edhe Thethin, ku u njohën me bukuritë dhe ofertën turistike të Alpeve, si dhe në mbyllje bënë një ndalesë në kalanë “Rozafa”, një prej simboleve të qytetit.