Këtë të diel Greqia është lëkundur nga një termet. Sipas Qendrës Europiane për Monitorimin e Termeteve, lëkundja është ndjerë në orën 08. 21 sipas asaj shqiptare.
Epiqendra e termetit është verifikuar 133 km në veriperendim të Patras dhe 12 km në veriperendim të Artas, në një thellësi 2 km dhe me intensitet 4.1 sipas shkallës Rihter,
Deri në këto momente, nuk ka raportime për dëme të asnjë lloji nga ky termet në Greqi.