Detaje të reja për vrasjen e ndodhur në Fushë-Krujë, ku u vranë me armë zjarri në një atentat 3 persona. Mesohet se viktimat janë shoferi dhe dy pasagjerët.
Burime nga policia e Shtetit bënë me dije për se është qëlluar ndaj një automjeti dhe tre persona kane mbetur te vrarë.
Automjeti më pas është përfshirë nga flakët. Raportohet se ngjarja ka ndodhur te Mbikalimi i Fushë-Krujës.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur disa postblloqe në aksin Fushë-Krujë Vorë dhe drejt Kamzës, teksa trupat e viktimavr ndodhen ende në automjet.
Nderkohe, personi i mbetur i vdekur jashte makines, eshte evidentuarbsi Diklen Vata, rreth 30 vjec me precedente per lende narkotike. Brilant Martini dhe Besmir Hoxha janë dy viktimat e mbetura në makinë.
Sipas informacioneve paraprake, pasagjeri i ulur pas ka dalë nga mjeti kur ai është qëlluar dhe ka tentuar të largohet me vrap. Por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar dhe atë.