Identifikohen dhe dy personat e tjerë që ngelën të vrarë në masakrën e Fushë Krujës.
Ata janë identifikuar si Brilant Martini dhe Besmir Hoxha, të cilët dyshohet janë dy viktimat e tjera të atentatit në Fushë-Krujë.
Kanë qenë familjarët e Vatës ata që kanë bërë me dije se ai ka qenë në makinë me Hoxhën dhe Martinin, ndërkohë që pritet edhe ADN-ja për ta konfirmuar.
Ndërkohë, personi tjetër që mbeti i vrarë është Diklen Vata, 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.
Ai ka qenë i arrestuar më parë për kokainë në Tiranë.