Brilant Martinaj është një nga viktimat e atentatit të sotëm në Fushë Krujë,i akuzuar për vrasjen e pefektivit të FNSH- së Shkodër Xhulio Prela.
26-vjeçari Xhulio Prela u vra në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Gajush, ku autori i dyshuar ishte Brilant Martinaj.
Më parë një depozitë uji në banesën e Redion Hysës janë gjetur dy armë të cilat pas ekspertizës së bërë rezultoi se ishin të përdorura në vrasjen e Xhulio Prelës.
Arma tip kallashnikov u përdor nga kushërinjtë Hysa për të qëlluar drejt kamerave të sigurisë të një karburanti që kishin filmuar vrasjen e efektivit, ndërsa arma tjetër tip pistolet TT pas ekspertizës balistike e provoi që ishte arma me të cilën i mori jetën efektivit të FNSH.