Një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër-Hani Hotit. Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën. Nga ky aksident rrugor mësohet se të lënduar lehtë kanë mbetur dy të moshuar të cilët ndodheshin si pasagjer në njërin prej automjeteve. Dy të moshuarit janë transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit të ndodhur. Ndërkohë aksi Shkodër-Hani Hotit vijon që të jetë një prej akseve problematike sa i përket aksidenteve.
Policia e Shkodrës ka shtuar kontrollet por edhe numrin e gjobave por sërish është e pamjaftueshme për të ndërgjegjësuar drejtuesit e automjeteve.
Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar janë shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore që gjatë muajve të verës janë më të shumtë për shkak edhe fluksit të shtuar në akset rrugore.