Policia e Shtatit ka djegur 25 hektarë pyje në NJA Temal të Bashkisë Vau- Dejës deri në orën 21.00 të mbrëmjes së sotme. Lajmin e ka dhënë përmes një publikimi në Facebook administratori Mark Zhuri, ish- kryetar komune i Temalit para vitit 2015.
Po ashtu, Zhuri ka nënvizuar se rrezikojnë të digjen pyjet e tre fshatrave, teksa ka sqaruar se zjarri është vënë nga një skuadër e policisë Vau Dejës, drejtuar nga komisari Bardhyl Saliu, në përpjekje për të asgjesuar një parcelë me kanabis.
Në publikimin e tij, ai shton se ka “informuar të gjitha instancat e shtetit për krimin e kryer nga shefi i Komisariatit të Vau Dejësit Bardhyl Saliu”, duke u kërkuar banorëve të ruhen nga zjarri i policisë.
NJOFTIM
Njoftoj banoret e Nj.Ad.Temal,Bashkia Vau Dejes ,dhe Njesive te tjera te ruajn pronat dhe banesat nga zjarret.Duke marre shkas nga rritja e tempraturave gjate kesaj jave,kerkohet vemendje e shtuar edhe nga zjarret e policise.
Sot ne fshatin Malagji,te Nj.Ad.Temal,nje skuader e policise se Komisariatit Vau Dejes,me shef Komisariati Bardhyl Saliu,gjate djegejes se nje parcele e dyshuar e mbjellur me bime narkotike rreth ores 10.oo,kane djegur rreth 25 ha pyje deri ne oren 21 te darkes te dt.19.07.2022.
Rrezikohen te digjet pyjet e 3(tre)fshatrave Malagji,Kajvall,Telume,demi i shkaktuar nga policia e ketij komisariati eshte katastrofik.Per kete sitiate kam informuar te gjitha instancat e shtetit per krimin e kryer nga shefi i Komisariatit te Vau Dejsit Bardhyl Saliu.
Ruanu nga zjarri i policise.
Administratori Mark Zhuri.
Cl.0686340589