Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka lënë qelinë e burgut dhe ka mbërritur në spital me probleme të rënda shëndetësore.
Raportohet se Koka është transferuar në spitalin e burgut në gjendje të rëdnuar shëndetësore dhe me maskë oksigjeni.
Nuk dihen arsyet dhe konkretisht çfarë problemesh shëndetësore ka ish-ministri i arrestuar për aferën e inceneratorëve.
Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021 për aferën 4.9 milionë euro me inceneratorët në Fier dhe Elbasan.