Të hënën bëni kujdes të nxirrni nga garderoba xhaketa apo xhupa të lehtë, pasi i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe temperaturat do të bien ndjeshëm, kryesisht në mesditë.
Meteorologët parashikojnë zbritje të temperaturave me 4-5 gradë. Ndërkohë që e marta sjell temperatura deri në minus 2 gradë në zonat zona malore, duke sjellë edhe reshje dëbore.
“Do të ketë dëborë në ekstremin malor. Temperaturat zbresin deri në 15 gradë, në zona malore, në 19-21 gradë në Tiranë”, tha Tanja Porja, meteorologe.
Meteorologët parashikojnë erë të fortë, duke filluar që gjatë natës së të dielës, por pasditen e së hënës era pritet të arrijë shpejtësinë deri në 65 km në orë, gati në përmasat e një stuhie.
Kjo do të shkaktojë dallgë të forta në det, deri në 6 ballë. Ndërkohë, në fund të javës do të ketë një rritje të temperaturave. /TCH/