Ditën e djeshme, pas 3 ditëve ndalim nga kolegët e tij, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka rikthyer në liri, pavarësisht se në “arrest shtëpie”, kryekomisar Saimir Rrustemi.
Ai u mbështet fuqishëm nga qytetarët por edhe mediat, madje duke organizuar paraditen e djeshme edhe një protestë paqësore para Gjykatës së Shkodrës, para nisjes së seancës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Ditën e sotme, para pak minutave, në faqen e tij në Facebook, kryekomisar Rrustemi ka shpërndarë një postim falenderuar për të gjithë ata që e mbështetën në këtë moment shumë të vështirë, siç e cilëson ai.
Përveç falenderimeve, ai thekson se nuk ka marrë pjesë asnjëherë në ndonjë tender, duke shtuar se e drejta e tij do të dalë në dritë.
“Ju falenderoj pa fund për mbështetjen. Ju ishit forca ime në këtë moment shumë të vështirë. E drejta ime do dalë në dritë, por ju garantoj se pavarësisht atyre që akuzohem, unë asnjëherë në jetën time nuk kam marrë pjesë në një tender sado të madh apo të vogël, ASNJËHERË!!!! Zoti ua shpërbleftë!”, shkruan kryekomisar Saimir Rrustemi. /ShkodraWeb/