Dy grupe të FNSH-se kanë shkuar në ndihmë policisë së Lezhës për të zbardhur ngjarjen e rëndë të pak minutave më parë.
Dy të rinj raportohen të plagosur nga persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri nga nje automjet ndërsa të rinjtë kanë qenë duke ecur në trotuar.
Zyrtarisht policia deklaron se sot rreth orës 18:30, është marrë njoftim se në Shëngjin ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se në Shëngjin, në qendër të qytetit, nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit S.B.
19 vjeç dhe F.D. 28 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar.
Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Njëri prej të plagosurve është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. Njëri prej të plagosurve është Florjan Dushku, person i plagosur edhe gjatë procesit të votimit më 25 qershor.