Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ka krijuar jo pak probleme edhe për disa familje në territor. Janë 23 familje të cilat nuk kanë mundur të marrin ndihmën për raste të fatkeqësive natyrore, madje në një rast, edhe për humbje jete.
Sipas procedurës, administrata e Bashkisë Shkodër ka prezantuar relacionin përkatës me firmën e titullarit Bardh Spahia. Relacioni ka qenë i detajuar, me të gjithë zërat përkatës të ndihmës dhe i mbështetur edhe në kuadrin ligjor të nevojshëm.
Pavarësisht kësaj, pavarësisht hallit që ka patur çdo individ apo familje e prezantuar në relacionin e Bashkisë Shkodër, Këshilli Bashkiak nuk e ka miratuar mbështetjen financiare në masën 50% të vlerës ndërtimore dhe orendive të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore.
KLIKO KËTU PËR TË LEXUAR MATERIALIN E PLOTË
Kjo, edhe pasi ndihma ishte miratuar nga vetë Këshilli Bashkiak i Shkodrës, sipas vlerave të tabelës që mund ta shikoni edhe ju vetë. Përtej arsyeve që sollën këtë mungesë vendimmarrje, dëmtohen direkt interesa të familjeve shkodrane dhe në një situatë jo të thjeshtë për shkak fatkeqësie.