Ka një rregull në një proces ndërkombëtar të të provuariit: “Mos gjyko për të akuzuarin; sepse, me ato që ke gjykuar ti kundër, mund të akuzohesh”.
Po, pse deshën këto ditë të dyja palët të hynin për ministrin Tahiri në një lojë që nuk e kishin nisur ato?
Ciceroni na ka thënë, “kurrë mos hyni në një politikë që e kanë nisur të tjerët, dhe nuk e ke nisur vetë”.
Po pse gjykuan gjithë pasion në një çështje që nuk e dinë se çfarë është?
Nga naiviteti, apo nga frika?
Sigurisht që kanë gjykuar nga frika.
Në fakt këtë e ka thënë Jezu Krishti si këshillë: “mos gjyko, se ashtu si ke gjykuar, do të gjykojnë”.
I.
Më këtë dua të them se, që nga korriku i vitit 2016, Shqipëria nuk është më shtet pronë i këtyre që e qeverisin, sepse tani ky juridikisht është shtet i kontrolluar nga Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Në fakt ky ishte fati i shqiptarëve. Nuk ka shpëtim për korrupsioni shqiptar, sepse të korruptuarit nuk kanë më asnjë forcë.
Pse lodheni o të mjerë me votën dhe pasionet tuaja, që janë të gjitha të dyshimta për inkriminim!
Nuk do ta zgjasin dot. Nuk kanë asgjë në dorë, se nuk thonë dot, Jo.
Këto kohë do fillojnë që të dalin materiale kompromentuese një nga një. Nuk lëvizin dot. Amerikanët dinë gjithçka, dhe sa lugë kanë nëpër shtëpitë e tyre qeveritarët dhe ish-qeveritarët shqiptarë.
Tani do të fillojmë të dëgjojmë edhe Ramën që të na flasë për sovranitetin, siç na foli edhe Saliu.
Nuk ka rrugë tjetër, politika amerikanë dhe ajo gjermane e duan terrenin e pastruar.
Në fakt ky është fati i shqiptarëve, se, nga ky pushtim makabër i krimit shtetëror shqiptarët nuk do të dilnin dot vetë.
Po Berisha-Rama, do të rezistojnë?
Do përpiqen. Ja, si dje që donin të tregonin se ministrin shqiptar po e akuzon Saliu.
Po sikur nesër të flasë politika amerikane dhe të thotë që “investigimin e Tahirit e kemi bërë ne”, çdo të na thotë Rama më të tijtë?
Po kaq naivë na di Ramë ziu ne?
Nuk ia kërkoi politika amerikane që ta hiqte si ministër Tshirin? Dhe, si ka mundësi që atë që vetë Ramë ziu e quajti më të suksesshmin nga ministrat, nuk e përfshiu në qeverinë e re?
Atëherë çfarë i duhej Ramës loja e Saliut me tropojanë? Pse keq për vota në Parlamentin e Ramës janë amerikanët?
Po si mbeti gjithë kohës i çalë nga mendja ky njeri!
II.
Ky yni nuk është më shtet i korrupsionit. Që nga korriku i vitit 2016, shqipëria juridikisht nuk është më shtet i korrupsionit.
Por a e kupton korrupsioni këtë?
Jo, korrupsioni shqiptar është pa shqisa, sepse gjithmonë ka operuar si në shtëpi të vet.
Keni dëgjuar ju: kush e kontrollon qeverinë shqiptare; kush e kontrollon kryeministrin shqiptar; kush i kontrollon ministrat e shqipërisë; kush e kontrollon buxhetin e shtetit; kush i kontrollon shpenzimet e qeverisë?
E pse të zgjatemi: në këtë vend askush nuk kontrollohet në qeverisje ; ose më mirë nuk ka qenë i kontrolluar.
Korrupsion gjigand.
Kush e kontrollon drejtësinë?
Askush.
E pra, përpjekjet e Ramës për të mbijetuar si kryeministër, kur shpejt do të hapen letrat e hetimit të ministrave të tij të tjetë, është një dëshpërim i një mediokri që mendon të gënjejë intelekti e lartë amerikan.
Quo vadis domine?
Ja kjo është gjendja. Sepse shqiptarët i kanë zgjedhur me vota, pa menduar fare, partitë e tyre dhe kryeministrat – prandaj, të gjithë këta, pa përjashtim, i kanë vjedhur. Dhe do të vijonin t’i vidhnin po mos kishte dalë në skenë politika amerikane dhe interesi amerikan për Shqipërinë dhe të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Tani, vazhdimisht do të kemi të reja.
Prisni dhe shikoni.