U përkujtua sot 25- vjetori i rënies në krye të detyrës i Dëshmorit të Atdheut Ilir Dashi. Ishte vetëm 29 vjeç, me dëshirë e vullnet për të kontribuar në vendosjen e rendit dhe qetësisë publike në vitin e mbrapshtë 1997.
Ai dha jetën duke u radhitur në listën e ndritur të heronjve të Policise së Shtetit. Sot pas 25 vitesh kolegët, familjarët, të afërmit, miq dhe drejtues të pushtetit vendor e të Policise së Shtetit, u përulën me nderim e respekt para aktit sublim të Ilir Dashit.
Ishin të pranishëm Vehbi Bushati- Drejtues i Lartë, kryekomisar Kujtim Gjoka, kryekomisar Agron Jahaj, nënprefekti Hysen Hysaj, nënkryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Sytki Ndrecaj etj.
Për aktin heroik të Ilir Dashit folën kryekomisar Agron Jahaj, nënprefekti Hysen Hysaj dhe nënkryetari Sytki Ndrecaj, ndërsa ka falenderuar gjithë të pranishmit në emër të familjes Shyqyri Dashi. /Nga Zani Veriut/