Mirel Josa, trajneri i Vllaznisë, ka shpjeguar se kuqeblutë nuk kanë dhënë potencialin e tyre të plotë përballë Universitatea Kraiovës. Pas sfidës së humbur 3-0, që nxori kuqeblutë nga Europa, ai theksoi se ekipi kishte bërë deri diku mirë, pasi nuk kishte shfaqur gjërat që pritej në sulm.
“Mund të them se mundësitë tona ishin shumë më të mëdha. Ne bëmë një pjesë të parë, që nuk mund të thuash të mirë. Nga pikëpamja e rezultatit ishte në rregull me 0-0, por mund të kishim pësuar.
Them që nuk mund të rrish gjatë gjithë kohës në mbrojtje, pa e problematizuar kundërshtarin në pjesën sulmuese. Mendoj që duhet të kishim një qarkullim më të mirë të topit në mesfushën tonë dhe gjithashtu një gatishmëri më të madhe për të fituar topin e dytë, në momentin që kishim një pikë referimi si Kaina përpara.
Në dyluftimet që pati Kaina duhet ta mbështesnim më tepër, për të formuar diçka”, theksoi Josa pas sfidës.