Miratohen kandidaturat për lidershipin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD shpall hapjen e fushatës zgjedhore nga 1 gushti deri në 30 shtator. Dita e Zgjedhjeve do të jetë data 1 tetor 2022.
Janë 6 emrat e përzgjedhur, 2 vajza dhe 4 djem. Konkretisht, për postin e lënë bosh nga Belind Këlliçi, janë në garë Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi dhe Maringlend Doçi.
Procesi i zgjedhjeve në FRPD u iniciu edhe dy herë të tjera, nga Basha dhe nga vetë organizata partnere e PD- së, ndërsa herën e tretë pas procesit të Rithemelimit të kësaj force politike.