Ditën e nesërme është paralajmëruar një tjetër protestë qytetare përpara ministrisë së Brendshme. Protesta mbahet nën moton “Drejtësi për Jonadën”, e cila u vra teksa ishte në plazh nga një skaf, që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase.
Protestuesit do të dalin në tubim, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Protesta mbështetet edhe nga opozita. Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në facebook shkruan se mbështet plotësisht protestën e tyre.
“Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre”, shkruan Sali Berisha.
Kujtojmë që të enjten e 4 gushtit qytetarët u grumbulluan para Ministrisë së Brendshme dhe kryeministrisë. Në mbështetje të tyre ishin edhe liderët e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët qëndruan bashkë gjatë protestës.